Anisa Josifi mund të ketë ndërruar jetë rreth 15 muaj më parë, pasi refuzoi të të hante ushqim dhe pinte ujë për të paktën 40 ditë.
Ndërsa e ëma, Zhaneta Josifi mund të këtë ndërruar jetë prej të paktën një jave, sërish pasi nuk ka marrë ujë dhe ushqim për javë me radhë.
Këto janë disa nga përfundimet e ekspertizës paraprake të mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të Anisa dhe Zhaneta Josifit, lexuar nga gazetarja Klodiana Lala.
Disa nga detajet e tjera që gazetarja bëri publike janë:
Sipas ekspertizës, kufoma e Anisa Josifit ishte e mumifikuar. Ajo është mbështjellë nga e ëma dhe motra me çarçafë dhe solucione ditë pas dite.
Anisa ka refuzuar të marrë ushqim dhe ujë për një kohë të gjatë, ndaj trupi i saj është dobësuar dhe nuk ka pasur më lëngje.
E ëma Zhaneta dhe motra, Blerta e kanë fashuar ditë pas dite duke shpresuar tek sekti i tyre fetar se ajo do të ringjallet.
Zhaneta Josifi rezulton se ka ndërruar jetë të paktën një javë më parë.
Blerta Josifi ka deklaruar para autoriteteve se ato kanë qëndruar 40 ditë pa ngrënë për shkak të besimit fetar.
Një tjetër ekspertizë pritet të dalë pas 48 orësh.