Dhurata prekёse e njё fёmije shqiptar nё Angli

Dhurata prekёse e njё fёmije shqiptar nё Angli

Kevin Kociu dhe familja e tij braktisën para ca vitesh Shqipërinë dhe migruan në Angli për një jetë më të mirë.

Këto ditë, shkolla e tij ka vendosur të dërgojë dhurata të përgatitura nga nxënësit dhe mësuesit për fëmijë në vende të varfra të botës. Kjo nismë ka ngjallur emocione të veçanta për Kevinin, pasi pak vite më parë në Shqipëri ka qenë ai vetë që ka marrë një dhuratë të tillë, dërguar nga bashkmoshatarët që jetojnë në vende më të përparuara.

Ndaj, bashkë me dhuratat e tij, Kevin përfshiu në pako edhe letrën e mëposhtme:

“Pёrshёndetje, emri im ёshtё Kevin dhe jam 14 vjeç. Jam nga Shqipёria, por tani jetoj nё Angli. Kur isha gjashtё vjeç, disa studentё gjerman dёrguan kuti kёpucёsh nё Shqipёri, dhe brenda nё to kishte dhurata pёr shkollёn time. Tё gjithё nxёnёsit morёn nga njё kuti. Kur unё hapa kutinё time u lumturova pa masё dhe filova tё qaj. Brenda nё kuti kishte çorape, libra, lapsa, lodra dhe shumё sende tё tjera. Dua tё them se ne tё gjithё jemi njёsoj dhe nuk ka rёndёsi se çfarë feje i pёrkasim. Shpresoj qё edhe ti tё lumturohesh aq sa unё kur hapa kutinё time. Paç fat.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>