
Policia e Durrësit kapi 1 kilogramë kokainë dhe arrestoi 4 persona, të martën. Të arrestuarit, sipas njoftimit për media të policisë janë: P., 46 vjeç, dhe E. Gj., 37 vjeç, I. P., 52 vjeç dhe S. M., 60 vjeç.
Droga ishte e fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së makinë me të cilën udhëtonin dy personat, A.P dhe E.Gj. Ndërsa dy të tjerët u arrestuan si të përfshirë në këtë trafik pas hetimeve të policisë.