1 Maj, minatorët në protestë, kërkojnë miratimin e statusit

1 Maj, minatorët në protestë, kërkojnë miratimin e statusit

Dhjetëra minatorë po protestojnë sot përpara Kryeministrisë, në kërkim të miratimit të statusit të minatorëve, që prej vitesh i është premtuar, por ende vazhdon të mos votohet në parlament. Minatorët i kërkojnë qeverisë, dhënien e statusit të munguar prej 15 vitesh, rritjen e pensioneve të cilat i konsiderojnë qesharake.

Të gjitha qeveritë na kane gënjyer për statusin. Jemi në vështirësi ekonomike, pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe. Kemi mbi 30 vite punë nën tokë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat tona,” u shprehën ata.

Protesta të minatorëve ka edhe në patur në qytetin e Pogradecit.

Ministria e Energjisë, që prej marsit të 2017-ës, ka njoftuar se po punon për hartimin e një statusi të veçantë për minatorët, bazuar në kërkesat e këtyre të fundit.

Disa nga kërkesat kryesore të minatorëve, janë që paga minimale e tyre të jetë të paktën 70 mijë lekë në muaj, përfitimi i pensioneve për minatorët dhe familjarët e tyre në rast të aksidenteve në punë, rritjen e pensionit dhe uljen e moshës së daljes në pension.

Po ashtu, minatorët kërkojnë të drejtën për të përfituar kontrolle mjekësore falas, dhe në rast të sëmundjeve profesionale, shteti t’i sigurojë kurimin mjekësor falas.

Aktualisht numërohen rreth 8 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të minierave. Ata janë një ndër grupet me jetëgjatësinë më të shkurtër krahasuar me qytetarët e tjerë, si pasojë e punës në kushte të vështira në nëntokë.

Nga kushtet e rrezikshme të punës, vetëm në muajt e fundit, kanë humbur jetën të paktën tetë minatorë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Rasti i fundit ishte ai i një jave më parë, ku një minator humbi jetën dhe një tjetër u plagos në galerinë e kromit në minierën e fshatit Tërnovë, në Bulqizë. Shkaku për këtë ngjarje ishte përhapja e lëndëve helmuese në galeri pas plasjes së një sasie dinamiti.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>