35 përqind e amerikanëve kanë thënë se nuk do ta bëjnë vaksinën e coronavirusit, edhe nëse do të jetë falas, e miratuar nga Zyra e Administrimit të Ushqimit dhe Ilaçeve dhe e prodhuar, sipas një sondazhi të Gallup, ditën e premte.
Ekspertët e shëndetit besojnë se vaksina — sëbashku me disa masa rekomanduese — do të jetë rruga drejt normalitetit. Por ky përfundimi merr të mirëqënë që një pjesë e madhe e popullsisë do të bëjë vaksinën dhe të mudn të fitojë imunitet.
Por sipas sondazhit të Gallup, 81 përqind e votuesve të demokratë dhe 47 përqind e votuesve republikanë dhe 59 përqind e të pavarurve janë dakord të bëjnë vaksinën sapo ajo të dalë.
Por edhe mosha dhe raca luajnë rol në vendimin e një personi për të bërë ose jo vaksinën.
Kështu, 67 përqind e amerikanëve të bardhë, dhe 59 përqind e të bardhëve jo amerikanë shprehen pro bërjes së vaksinës.
76 përqind e moshës 18 deri në 29 vjeç dhe 70 përqind e atyre mbi moshën 65 vjeç raportojnë se do ta bëjnë vaksinën.
Por amerikanët e moshës nga 30 deri në 49 vjeç dhe 50 deri në 64 vjeç, respektivisht 64 përqind dhe 59 përqind, raportojnë se kanë dëshirën për të bërë vaksinën.