1 në 4 finlandezë shkarkojnë aplikacionin e gjurmimit të Covid-19

Nga Exit News
1 në 4 finlandezë shkarkojnë aplikacionin e gjurmimit të Covid-19

Më shumë se një në katër finlandezë kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e personave të infektuar me Covid-19.

Aplikacioni u shkarkua 1,5 milionë herë brenda 4 ditëve të para, tha drejtori i Institutit finlandez të Shëndetit Publik, Mika Salminen, për Euroaktiv, të enjten (3 shtator). Duke i renditur finlandezët të parët në Evropë për shkarkimin e një aplikacioni të tillë.

Aplikacioni bazohet në teknologjinë e Bluetooth, nuk tregon identitetin e përdoruesve apo të autoriteteve, por ndihmon në gjurmimin e kontakteve të panjohura që kanë qëndruar mjaftueshëm afër një personi të infektuar me Covid-19.

Ai u prodhua nga një kompani finlandeze e programeve kompjuterike, Solita. Kompania tha se brenda 24 orëve të para, aplikacioni u shkarkua nga 1 milionë banorë.

Niveli i përhapjes së virusit në Finlandë është nga më të ultit në Evropë. Në total ka mbi 8 000 të infektuar dhe 335 të vdekur, që prej fillimit të pandemisë.

Norma e infektimit është 7 të infektuar për 100 miëj banorë. Normën më të ulët e ka Letonia me 4.2 të infektuar për 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Qendrës evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>