10 bizneset më të mëdha të vendit aplikojnë për kredi, PD: Fajin e ka Edi Rama

Nga Exit News
10 bizneset më të mëdha të vendit aplikojnë për kredi, PD: Fajin e ka Edi Rama

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për faktin se bizneset e mëdha në vend kanë aplikuar për kredinë sovrane dhe jo bizneset e turizmit dhe fasoneritë. Për këtë fakt, PD, përmes Jorida Tabakut akuzon si fajtorin kryesor kryeministrin Edi Rama.

Sipas anketimit të Këshillit Shqiptar të Investimeve, për periudhën mars dhe maj 2020, bizneset preferojnë të shpenzojnë kursimet e tyre dhe të largojnë punonjësit nga puna përpara se të marrin një kredi me garanci sovrane.

Gjetjet e anketimit tregojnë se pavarësisht garancive sovrane të ofruara nga qeveria, bizneset preferojnë të përdorin kursimet e tyre ose të ulin kostot e biznesit për të vijuar punën.

Marrja e kredisë shihet nga ta si mundësi e tretë, vetëm nëse shpenzimi i kursimeve të mbledhura, largimi nga puna i punonjësve apo shkurtimi i prodhimit nuk janë të mjaftueshme.

Sipas Tabakut, deri tani, kreditë e miratuara nga bankat e nivelit të dytë, si pasojë e Fondit të Garancisë Sovrane kapin vlerën e 3.9 miliardë lekësh, na të cilat 10 kompani që kanë koncesionet kryesore në Shqipëri kanë përfituar 2 miliardë lekë apo rreth 50 për qind të totalit të këtyre kredive.

Më shumë për bizneset përfituese mund të lexoni, këtu, këtu, këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>