10 pyetjet e Presidentit Meta drejtuar Komisionit të Venecias

10 pyetjet e Presidentit Meta drejtuar Komisionit të Venecias

Presidenti Meta i drejtoi sot 10 pyetje Komisionit të Venecias lidhur me të drejtën e tij për të anulluar dhe shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit.

Pyetjet e Presidentit Meta lidhen me pasojat që sjell mungesa e Gjykatës Kushtetuese, rolin e Presidentit dhe të Komisionit të Venecias, gjithashtu dhe nëse procedurat e për shkarkimin e tij cënojnë të drejtat e njeriut.

letrën e publikuar sot, ai paraqiti kritikat për raportin e Komisionit të Venecias si dhe shtroi pyetjet e mëposhtme:

 1. A ka ndonjë institucion tjetër që mund të caktojë datën e zgjedhjeve përveç Presidentit të Republikës?

 2. A është Gjykata Kushtetuese i vetmi institucion që shqyrton kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit? A është shfuqizuar dekreti i Presidentit nga ndonjë gjykatë tjetër?

 3. A mundet Komisioni i Venecias të vlerësojë zgjedhjet e  qershorit dhe a krijon përplasje të institucioneve ndërkombëtare një opinion i ndryshëm i Komsionit nga ai OSBE/ODIHR?

 4. A mundet Komisioni i Venecias të vlerësojë nivelin e sigurisë në Shqipëri si dhe të vlerësojnë faktet që ka Presidenti në rolin e drejtuesit të Këshillit të Sigurisë? A kanë patur reporterët e Komisionit të dhëna nga agjencitë e sigurisë?

 5. Nëse zhvillohen zgjedhje vetëm më një kandidat, a kemi shkelje të parimeve kushtetuese shqiptare të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe jurisprudencës së Gjykatës Strasburgut?

 6. Duke qënë se Gjykata Kushtetuese ka rreth dy vite që ndodhet jashtëfunksionit, a sjell kjo pasoja në rendin kushtetuese duke krijuar hapësirë për mosmarrëveshje midis institucioneve? A mundet Kuvendi të ushtrojë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese?

 7. A mundet Kuvendi të shqyrtojë dhe rrëzojë dekretin e Presidentit për caktimin e zgjedhjeve? Çfarë fuqie juridike kanë rezolutat e Kuvendit në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve?

 8. A përbën bllokim të vendimmarrjes së Presidentit duke cënuar rolin e tij si arbitër mbi palët, si dhe a prish ekuilibrat institucionalë kushtetues, thirrja e Kuvendit për të mos zbatuar dekretin e Presidentit për anullimin e zgjedhjeve?

 9. Votimi i rezolutës për shkarkimin e Presidentit, nga deputetët që janë pjesë e Komisionit Hetimor, a përbën shkelje të procesit të rregullt?

 10. A kishte Presidenti ndonjë mjet tjetër, përveç dekretit, për të ruajtur parimet kushtetuese e detyrimet ndërkombëtare, si dhe për të ulur palët në dialog?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>