10 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

10 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka patur viktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 2143 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 10 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 16 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në  105 397 raste.

Mbeten 152 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 813 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 261 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 52 975 qytetarë, ndërkohë që 219 885 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>