Në shenjë solidariteti me Teatrin Kombëtar në Tiranë, i cili u shemb mëngjesin e sotëm, 10 teatro në Kosovë kanë anulluar shfaqjet e tyre.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në Facebook e Teatri Kombëtar i Kosovës shkruan:
“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream.
Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”
Në solidaritet më ngjarjen e sotme, është planifikuar dhe një protestë përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në orën 17:00.