10 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve vazhdojnë të shkaktojnë vatra zjarri në gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën 10 vatra zjarri janë regjistruar në 12 qarqet e vendit.

Shtabi i Emergjencave Civile lajmëroi se po vijon operacionet e zjarrëfikësve për shuarjen e zjarreve.

Vatrat më të mëdha e më të rrezikshme janë regjistruar në Malin e Taraboshit në Shkodër, në Malin e Rencit dhe në fshatin Berzanë në Lezhë, në fshatin Lajthizë në Mirditë, në Malin e Theknit në Martanesh, dhe në fshatin Poroçan në Gramsh.

Deri më tani, dëmet e shkaktuara nga zjarret janë vetëm pyje dhe jo shtëpitë e banorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>