10 viktima dhe 521 të infektuar të rinj në Kosovë

Nga Exit News
10 viktima dhe 521 të infektuar të rinj në Kosovë

10 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.

Po ashtu, Kosova shënoi 521 raste të​ reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Në vend u shëruan 585 raste dhe u regjistruan 13,579 raste aktive.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 40,117 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 1026 pacientë kanë vdekur.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>