10 vite burg për dy të rinjtë që përdhunuan një 15-vjeçare

Nga Exit News
10 vite burg për dy të rinjtë që përdhunuan një 15-vjeçare

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg për secilin Florian Picallin dhe Risild Sinën, të cilët përdhunuan një vajzë 15-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në gusht 2019, në Tiranë.

Prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg për secilin, por për shkak të  gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur përfundimisht në 10 vite.

Gjatë gjyqit, të dy të rinjtë e kanë pranuar autorësinë e krimit, por janë shfajësuar me faktin se nuk e dinin që vajza ishte e mitur dhe se kishin kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

Ndërsa e mitura ka treguar se Florian Picalli i bënte presion me disa foto intime të sajat, të cilat ajo ia kishte dërguar me mirëbesim në celular. Ajo ka deklaruar se dy të dënuarit e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me to, nën presionin e publikimit të fotove intime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>