10 vjet burg për anëtarin e bandës së Habilajve

Nga Exit News
10 vjet burg për anëtarin e bandës së Habilajve

Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet burg anëtarin e bandës së Habilajve, Armand Kacorri, duke qënë kështu i pari dënim në Shqipëri për bandën e Habilajve.

Më 19 tetor 2017 Armand Kacorri sëbashku me Nazer Seiti, financier i bandës së Habilajve, u arrestuan gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis.

Prokuroria kërkoi për Kacorrin 15 vite burg, por pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar, gjykata e dënoi me 10 vite.

Moisi Habilaj, drejtuesi e grupit kriminal ‘Habilaj’, Nazer Seitit, financieri i organizatës dhe Meridian Sulaj, anëtar i organizatës u dënuan nga Gjykata e Katanias në qershor të 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>