
Rreth 100 amerikanë janë ende në Afganistan, tha shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë Ron Klain të dielën për CNN.
Klain tha se zyrtarët amerikanë ishin në kontakt të rregullt me të gjithë dhe administrata e Biden po punon për t’i marrë nga Afganistani.
Ai tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë ishin në “komunikim të ngushtë” në Afganistan për të evakuuar në mënyrë të sigurt mbajtësit e Vizave Imigruese Speciale dhe aleatët e tjerë.
124 mijë persona u evakuuan nga Afganistani deri më 31 dhjetor.