100 mijë qytetarë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit në vend. Ndërsa 400 mijë kanë marrë një dozë nga 4 vaksinat e disponueshme në vend. Këto të dhëna i dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në seancën plenare, më 4 maj.
Manastirliu u shpreh se qeveria do të punojë për të siguruar edhe lloje të tjera vaksinash përmes nismës Covax.
Procesi i vaksinimit në vend nisi më 7 janar 2021. Vaksinat e administruara në vend janë Pfizer, Astrazeneca, Sinovac dhe Sputnik V.