100 mijë të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
100 mijë të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut arriti 100 mijë të vaksinuar të premten. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni janë vaksinuar 10 deri 15 mijë persona në ditë.

Maqedonia po përdor vaksinën kineze Sinopharm si dhe me atë ruse, Sputnik V.

“Unë kam marrë vaksinën nga Sinopharm. Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe i bëj thirrje të gjithëve që të jenë të vetëdijshëm se vaksinat janë të sigurta, që të gjitha janë zhvilluar në platforma të sigurta. Efektet anësore janë me të vërtetë të vogla, ka indikacione të sakta ose kundërindikacione për grupmoshat ose disa kategori specifike kritike të qytetarëve që nuk do të kenë nevojë të marrin një vaksinë”, deklaroi ministri i shëndetësisë  Venko Filipçe.

Maqedonia e Veriut të premten regjistroi 234 persona raste të reja me Covid-19 dhe 25 të vdekur.

Që fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut, ka rregjistruar 153,694 raste prej tyre 137,331 janë shëruar, 5,067 kanë vdekur dhe 11,296 janë ende raste aktive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>