Qeveria zgjat me pesë vjet moratoriumin e gjuetisë

Qeveria vendosi dje, zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë me pesë vjet.  Vendimi u mor  në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas projektligjit , ndalimi i gjuetisë do të sjellë përmirësim të gjendjes së faunës. Gjithashtu, janë parashikuar dhe gjoba nga një qind mijë deri në një milion lekë në rastet kur ligji shkelet.

Moratoriumi në gjueti u vendos për herë të parë në janar të 2014-ës me një afat dy vjeçar. Me mbarimin e tij në vitin 2016, qeveria kishte vendosur ta zgjaste edhe më shumë afatin.

Disa javë më parë, rreth një mijë gjuetarë protestuan kundër këtij vendimi, duke e cilësuar si shumë ekstrem. Sipas tyre, ky vendim do të linte pa punë shumë gjuetarë, ndërkohë që nëse zbatohej ligji siç duhet, shtyrja e moratoriumit nuk do të ishte fare e nevojshme. Gjuetarët u shprehën të gatshëm të bisedojnë e bashkëpunojnë me ministrin e Mjedisit, por ky i fundit nuk pranoi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>