Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Rama dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) se po përfitojnë para duke mbifaturuar qytetarët në faturat e energjisë elektrike.
Zëdhënsja e PD-së Ina Zhupa deklaroi se “paratë, më pas, Edi Rama i ndan me miqtë e tij, me tendera ku fituesit janë të përcaktuar”.
Ajo shtoi se mbi 91 mijë qytetarë janë ankuar vetëm gjatë vitit 2015 për abuzime me faturat. Familje që kursejnë, shtëpi plazhi që janë bosh e banesa emigratësh, janë kryesisht objekti i sulmit nga qeveria Rama dhe OSHEE.