Zelanda e Re ka rikthyer masat kufizuese në pjesë të vendit pasi identifkimit të rasteve të reja me koronavirus. Prej 102 ditësh Zelanda nuk kishte asnjë të infektuar.
Kryeministrja Jacinda Ardern pohoi se janë identifikuar 4 raste të reja me koronavirus në vend të martën. Ajo shtoi se qyteti i Auckland, vendi ku janë identifikuar rastet do të izolohet tërësisht për tre ditë.
Të gjitha bizneset përfshirë restorantet, baret dhe dyqanet jo thelbësore do të mbyllen. Njerëzit gjithashtu tani do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të rëndësishme siç është furnizimi me ushqime. Takimet mbi 10 persona do të ndalohen gjithashtu në qytetin e Auckland.
Shkollat në Auckland do të mbyllen gjithashtu për tre ditë.
Pjesa tjetër e Zelandës së Re do të ketë disa kufizime si ndalimin e grumbullimit të më shmë se 100 personave në një vend. Distanca sociale duhet të respektohet në ambjente të përbashkështa si pishinat, libraritë, muzetë.