Prokuroria urdhron lirimin e Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës

Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi sot, pushimin e çështjes dhe lirimin nga burgu të Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës, akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e pushimit të çështjes. Ndërkohë, sipas ABCNews ministri Tahiri nuk është paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij si person i dëmtuar, pavarësisht se është thirrur dy herë.

Vënia e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri ndodhi në fillim të vitit 2015. Nga atentati pati vetëm dëme materiale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>