Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nënshkroi dje, një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e FBI-së James Comey, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në bazë të kësaj marrëveshje, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë kundër luftës ndaj terrorizmit dhe do të shkëmbejnë informacione lidhur me krimin e organizuar.
Ndër të tjera, Drejtori i FBI-së Comey tha se FBI do të ndihmojë Shqipërinë me trajnimin e punonjësve të policisë e të hetuesve, si dhe me strukturimin sa më funksional të Byrosë Kombëtare të Hetimit.