Numri i të punësuarve në vend gjatë periudhës Janar-Mars 2021 u ul me 2,6%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ndërsa, 59% e popullsisë së moshës 15-64 vjeç është e punësuar.
Sipas anketimit të kryer nga INSTAT, punësimi ulet me 7,8 % në sektorin e bujqësisë, me 0,3 % në sektorin e shërbimeve dhe rritet me 1,5 % në sektorin e industrisë.
Punësimi, në tremujorin e parë të 2021 u rrit në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë përkatësisht me 4,9 % dhe 1,1 %, ndërsa pësoi ulje në sektorin e bujqësisë me 7,8 %.
Në tremujorin e parë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, ishte 11,9 %.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,5 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e katërt 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, 18,9 % e popullsisë nuk ishin në gjendje pune. Ato ishin të regjistruar si shtëpiakë, në pension ose me aftësi të përhershme.
11,2 % e popullsisë e aftë për punë “deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme”.