
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg administratorin e kompanisë së bananeve Alba Exotic Fruit, në kontenierët e së cilës u gjetën 11 kilogramë kokainë.
Administratori dhe pronar me 10% i kompanisë, Bajron Gumeni i mohoi akuzat. Ai u shpreh se nuk ka lidhje me trafikun e drogës.
Pronari i kompanisë u shpall në kërkim nga Policia. Ai dha një intervistë nga jashtë vendit për median e vendit, ku akuzoi autoritetet portuale të Pireut dhe Durrësit për përfshirje në këtë trafik.
Më 13 korrik, policia kapi 11 kilogramë kokainë e fshehur në kontenierin me banane të kompanisë. Kjo është hera e dytë që në kontenierët e kompanisë gjendet kokainë.