11 shtetas kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri u kthyen në Kosovë më 17 korrik. Lajmin e dha ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla
Në një konferencë për shtyp, Sveçla tregoi se operacioni u krye nga SHBA-të.
Si ministër do të doja që të gjithë personat që kanë marr pjesë në luftimet që kanë kryer krime do të dalin para drejtësisë. Qeveria mbeten të përkushtuar në shërbimin ndaj qytetarëve të vet”, tha ai, sipas RTK-së.
Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti tha se nga 11 personat e kthyer nga Siria, 6 prej tyre janë burra, një grua dhe katër fëmijë.
E që nga kthimi i qytetarëve kosovarë deri më tani janë kthyer 253 persona. Mehmeti tregoi që ende ka qytetarë vendas që qëndrojnë atje, pa treguar numrin e tyre.