11 vatra zjarresh aktive në Shqipëri

Nga Exit News
11 vatra zjarresh aktive në Shqipëri

Në Shqipëri janë 11 vatra zjarresh aktive sipas Ministrisë së Mbrojtjes të shpërndara në 7 qarqe.

Vatra më problematike mbetet ajo në Majën e Rrunës, në Kukës ku vijon puna për shuarjen e saj. Kjo vatër mbete aktive prej pothuajse dy javësh pasi flakët janë favorizuar nga era dhe terreni i thyer i cili e bën të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Në qarkun e Shkodrës janë tre vatra aktive në fshatrat Flet, Srriqe dhe Armiraj në bashkinë Fushë-Arrëz.

Në bashkinë Mirditë në Lezhë janë gjithashtu aktive tre vatra në fshatrat Kodër Thirrë, Domgjon, Munellë dhe Katund i Vjetër.

Deri tani janë djegur mbi 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi në këtë zonë.

Pas ndërhyrjes së helikopterit është drejt shuarjes edhe një vatër në fshatin Lundre, bashkia Mat.

Në fshatin Mengaj, Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha rreth mesditës dhe vijon të digjet.

Një vatër e re zjarri është krijuar edhe në fshatin Mollaj, bashkia Mallakastër, ku po digjen sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha.

Vijon të jetë aktiv edhe zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, bashkia Selenicë.

Prej më shumë se një muaj në Shqipëri situata me zjarret ka qenë problematike pasi qindra vatra janë përhapur në gjithë territorin.

Qindra hektarë tokë janë djegur dhe disa persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, por dëmi i shkaktuar në mjedis është i madh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>