Çdo dy ditë në Fier më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë, raporton Report Tv.
Në 5 muajt e parë të këtij viti u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.
Sipas ekspertëve pjesa dërrmuese e divorceve ndodh për shkak të gjendjes ekonomike.
Ndërsa mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna.
Sipas INSTAT në rang vendi në 2019 u regjistruan 5680 divorce, ose 20% e martesa përfundojnë në divorc.