Asambleja e Partisë Socialiste zgjodhi sot 20 anëtarët e Kryesisë së partisë. Lista shumëemërore, nga e cila përzgjodhën anëtarët, u hartua nga Kryetari i PS-së Edi Rama. Në listë ishin gjithsej 12 gra, që garonin për 7 vende në Kryesi dhe 20 burra që garonin për 13 vende.
Pas votimit të 280 anëtarëve të Asamblesë, lista e fituesve është:
- Eglantina Gjermeni
- Mimi Kodheli
- Vasilika Hysi
- Lindita Nikolla
- Evis Kushi
- Olta Xhaçka
- Valentina Leskaj
- Pandeli Majko
- Blendi Klosi
- Erion Veliaj
- Saimir Tahiri
- Ditmir Bushati
- Arben Ahmetaj
- Fatmir Xhafaj
- Niko Peleshi
- Damian Gjiknuri
- Taulant Balla
- Erjon Braçe
- Vangjush Dako
- Armando Subashi
Më herët, dy prej kandidatëve Arta Dade dhe Namik Dokle u tërhoqën nga gara.
Deputetja Arta Dade deklaroi se nuk është dakort me mënyrën se si po drejtohet partia nga kreu Rama dhe vendi nga PS-ja. Ndërsa deputetit Namik Dokle u tërhoq për t’ia lënë vendin më të rinjve.
Asambleja e PS-së po vazhdon ende punimet për të zgjedhur Sekretarin e ri të Përgjithshëm, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Këshillin e Mbikqyrjes Financiare dhe Kryefinancierin.