Asambleja Kombëtare e Partisë Socialite sapo përfundoi procesin e votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjen e sekretarëve të rinj.
Emrat për postet e sekretarëve u propozuan nga Kryetari Edi Rama dhe u votuan nga 280 anëtarët e Asamblesë.
Sekretarët e rinjt të PS-së janë:
- Gramoz Ruçi Sekretar i Përgjithshëm me 266 vota (i rizgjedhur);
- Bashkim Fino Sekretar për Organizimi Administrativ me 260 vota;
- Koço Kokëdhima Sekretar për Reformën Strukturore me 271 vota;
- Alfred Peza Sekretar për Organizimin Dixhital më 247 vota;
- Musa Ulqini Sekretar për Organizmin e Burimeve Njerëzore me 249 vota;
- Elisa Spiropali Sekretare për Rininë më 243 vota;
- Ilir Beqaj Koordinator Kombëtar për Programin me 240 vota;
- Blerina Gjylameti Sekretare për Koordinimin Elektoral me 246 vota;
Më herët, Asambleja zgjodhi dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë.