KLSH dërgon 159 punonjës të administratës në prokurori

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në prokurori dosjet e 159 zyrtarëve të lartë, që akuzohen se me shkeljet e tyre i kanë shkaktuar shtetit 85,8 miliardë lekë dëm ekonomik. Zyrtarët akuzohen dhe për dëmtim të interesave të tjera të ligjshme të shtetit.

Rreth 90 zyrtarë akuzohen për “shpërdorim detyre”, ndërsa pjesa tjetër për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” apo “falsifikime të dokumenteve”.

Shkeljet janë bërë gjatë vitit 2015 dhe KLSH i ka zbuluar ato gjatë auditeve.

Ndërkohë, për rreth 1600 punonjës të tjerë të administratës, KLSH ka propozuar masa administrative që variojnë nga vërejtjet e deri tek largimi nga puna

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>