Tatimet kërkesë bizneseve të vogla: Regjistrohuni si biznese të mëdhenj

Bizneset e vogla me xhiro 0-5 milionë lekë dhe ato me xhiro 5-8 milionë lekë  duhet të regjistrohen vullnetarisht si biznese të vogla me TVSH apo si biznese të mëdha deri në 31 maj, përndryshe mund të gjobiten. Kjo është kërkesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) ndaj bizneseve që janë në kufi të fashave të taksimit.

Aktualisht, bizneset me xhiro vjetore 0-5 milionë lekë nuk paguajnë TVSH dhe tatime. Sipas DPT-së, bizneset e vogla që kanë xhiro shumë afër 5 milionëve duhet të regjistrohen si biznese të vogla të një fashe më sipër, asaj 5-8 milionë lekë. Kjo do të thotë që bizneset të paguajnë TVSH dhe një tatim fitimi prej 7,5 për qind.

Bizneset me xhiro 5-8 milionë lekë, që aktualisht paguajnë TVSH dhe 7, 5 për qind tatim fitimi, duhet të regjistrohen si biznes i madh, ç’ka do të rriste me 100 për qind tatimin e fitimit, nga 7,5 për qind në 15 për qind, aq sa paguan një biznes i madh.

Në letrën drejtuar bizneseve, DPT shkruante se nëse këto regjistrime nuk bëhen në mnëyrë të vullnetshme, atëherë punonjësit e tatimeve do të bëjnë kontrolle të imtësishme të biznesit dhe në rast shkeljesh, do të gjobiten.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>