Edi Rama, nëntor 2010—kundër vendimit të qeverisë Berisha për prishjen e piramidës për ndërtimin e godinës së re të Kuvendit:
Në cilësinë e një njeriu të kulturës dhe të artit, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohë qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi.
Ju po e bëni njësoj si gjenerali serb, që kur u shemb ura Mostarit tha, mos u mërzisni dhe mos shqetësohet bota, do ta bëjmë edhe më të bukur, do ta bëjmë edhe më të vjetër.
Edi Rama, më 24 prill 2016, për prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”:
A ishte Wembley i vjetër një monument kulture? Jo vetëm ishte një perlë e trashëgimisë kulturore, po edhe një monument i historisë së futbollit botëror, jo thjesht anglez. E megjithatë erdhi koha qe të shembej për t’ia lënë vendin Wembley-it të ri, sepse ashtu siç ishte, produktivitetin e kishte minimal ndërsa kostot e mbajtjes së tij në jetë ishin të jashtëzakonshme.
Po “Qemal Stafa”?! I cilësuar monument kulture vetem për shkak të fasadës së tribunës qendrore, ndërkohë që gjithçka ka në pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pisllëku. Pozicioni i tij në zemër të kryeqytetit është fantastik, shansi ynë historik që ta kemi stadiumin e ri kombëtar në qendër e jo jashtë qytetit.
…Kosto e paimagjinueshme për të ruajtur një fasadë që sado e bukur, nuk mund të justifikojë tërë atë boshllëk pa jetë në mes të Tironës.