Exit News pjesë e Konferencës botërore për lirinë e medias

Nga Exit News
Exit News pjesë e Konferencës botërore për lirinë e medias

Për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit në 2020,  ‘Exit News’ në partneritet me Këshillin Shqiptar të Mediave dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit ka organizuar një panel ekspertësh dhe avokatësh të lirisë së medias në Shqipëri.

Tema e tryezës është vetërregullimi dhe veprimtaritë e gazetarëve në internet nuk duhet të bien nën përgjegjësinë e shtetit.

Mes një klime të përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme të lirisë së medias, ku shumë gazetarë punojnë me frikë, qeveria shqiptare ka njoftuar planet e saj për të miratuar një ligj që do të vendoste gjoba të mëdha dhe do të lejonte bllokimin dhe mbylljen e portaleve që bien ndesh me dispozitat e ligjit.

Në një vend ku shpifja është ende një vepër penale, shumë mendojnë se qeveria duhet të shkojë drejt dekriminalizimit dhe promovimit të vetë-rregullimit për të zvogëluar kërcënimin dhe presionin ndaj punonjësve të medias.

Si rezultat i këtyre kushteve të vështira, gazetarët, organizatat mediatike dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë punuar shumë për të promovuar gazetarinë etike, profesionalizmin, sigurinë e gazetarëve dhe rëndësinë e vetë-rregullimit. Paneli do të diskutojë problemin, dhe zgjidhjet në të ardhmen.

Ky panel përbëhet nga gazetarja Alice Taylor, Kryeredaktore e Exit.al dhe anëtare e bordit të Aleancës Etike të Mediave, Koloreto Cukali, Drejtor i Këshillit Shqiptar të Medias, Rezearta Caushaj, gazetare investigative në Exit.al, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Komiteti Shqiptar të Helsinkit, Erida Skendo.

Paneli do të moderohet nga Neritan Sejamini, bashkëthemelues i Exit.al. Do të ketë ndërhyrje edhe nga aktorë të tjerë të mediave në Shqipëri (për shembull rrjeti i gazetarisë hulumtuese BIRN).

Aktiviteti do të organizohet në Rezidencën e Ambasadores hollandeze, në 3 Dhjetor 2020 dhe do të transmetohet në internet përmes Zoom dhe mediave sociale.

Aktiviteti do të filmohet dhe redaktohet dhe një segment shtatë minutësh do të transmetohet në Konferencën Botërore të Lirisë së Shtypit të UNESCO-s në 9-10 Dhjetor 2020.

Ngjarja është organizuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, Komiteti i Helsinkit dhe UNESCO.

Për të ndjekur drejtpërdrejt aktivitetin, mund të klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>