Zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoniën e Veriut nuk do të jetë pjesë e axhendës së samitit që do të mblidhet në Bruksel me 8 dhjetor.
Sipas Euronews, arsyeja e mospërfshirjes është vetoja e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Bullgaria kërkon përfshirjen e zbatimit të Traktatit të Miqësisë me Maqedoninë e Veriut në kuadrin negociues, dhe janë të pakënaqur me propozimet e Presidencës Gjermane” shkruhet në një dokument të siguruar ekskluzivisht nga Euroneës Albania.
Më 3 dhjetor, ambasadorët e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian mendojnë se Shqipëria nuk është ende gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vëna në mars 2020, sipas raportimit nga Brukseli të Euroneës-it.
Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), i përbërë nga ambasadorët e secilit vend anëtar, ra dakord të hënën për një sërë konkluzionesh lidhur me zgjerimin e BE-së, veçarisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.