Kryebashkiaku Erion Veliaj: Ballkani Perëndimor një geto në mes të Europës

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Ballkani Perëndimor një geto në mes të Europës

Rrjeti televiziv britanik BBC publikoi, dje, një shkrim për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo temë është përfolur shumë kohët e fundit në Britaninë e Madhe nga ministri i drejtësisë Michael Gove, i cili e ka përdorur  Shqipërinë si një shembull i keq për të bindur britanikët të votojnë pro daljes nga BE-ja.

Artikulli i BBC-së i titulluar “Shqipëria: Ne nuk duam të ngelemi jashtë BE-së” është përpjekur të tregoj dëshirën dhe gatishmërinë e shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së. Gazetari Andrew Hosken ka intervistuar disa përfaqësues të politikës, biznesit dhe medias, ndër të cilët Kryetarin e Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, gazetarin Aleksandër Furxhi dhe Kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në përgjigjen e tij, Kryebashkiaku Veliaj i ka deklaruar gazetarit se “askush nuk përfiton nga të qenit geto dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë sot një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian.”

Mbështetësit e daljes nga BE kanë përdorur, javët e fundit, pamje fotografike që tregojnë prapambetjen e Shqipërisë për t’i treguar britanikëve se ç’mund të pësojë Britania nëse vende si Shqipëria integrohen në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>