Kush është drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar – Exit Shpjegon

Kush është drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar – Exit Shpjegon

Zoti Thoma Gëllçi është zgjedhur Drejtor i Radio Televizionit Shqiptar por nuk ekziston asnjë jetëshkrim i botuar i tij.

Exit.al ka bërë bashkë informacionin publik që dihet mbi të:

Zoti Thoma Gëllçi është rreth 54 vjeç.

Ai ka studiuar gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1980-1984.

Nga viti 1985 deri më 1992, ai punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën Zëri i Popullit, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqiëprisë dhe, pas vitit 1991, i Partisë Socialiste.

Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë.

Zoti Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.

Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Zoti Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye para pak muajsh për të kandiduar për pozicionin e drejtuesit të RTSH-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>