Parlamenti voton sot për kandidatin për Gjykatë Kushtetuese, Altin Binaj. Binaj është i vetmi kandidat i dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ky veprim ka ngjallur debat në parlament mes deputetit Ralf Gjoni dhe nënkryetares së parlamentit Vasilika Hysi.
Gjoni deklaroi se lista duhet të përmbante tre emra dhe jo vetëm një duke e qujatur shkelje të ligjit.
Gjatë fjalës së tij, Gjoni I kërkoi Hysit sqarim për këtë çështje.
“Në që sapo parashtruat tani thatë se KED ka dërguar kandidaturën për vakancën në Gjykatën Kushteutese. Sipas kushtetutës, KED duhet të na dërgoj një listë me 3 emra, ju e dini këtë shumë mirë si juriste që jeni. Sot kam para meje një listë me një emër. Kushtetua më detyron që të përzgjedh 1 emër nga 3 emra në liste. Tani dua të di pse është futur një fletë e tillë votimi në kundërshtim të hapur me ligjin e cila u amendua e shkruar nga ekspert të OPDAT dhe Euralius. Pse duhet të votojmë në kundërshtim me rregullat?”
Deputetja Hysi deklaroi se Kuvendi ka hapur katër herë garën për këtë garë duke theksuar se kandidati i plotëson të gjitha kriteret ligjore.
Më pas deputeti Gjoni u shpreh se nëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen në kundërshtim me Kushtetutën atëherë kjo mund të jetë shkak për padi në Gjykatë të të Drejtave të Njeriut.
Ai shtoi se kjo tregon “karakterin dëshpërues ku ndodhet drejtësia.”
Exit shpjegoi në një artikull të mëparshëm se KED ka shkelur ligjin duke dërguar një emër në Kuvend.