12 gjyqtarë kanë kandiduar për 15 vende në Gjykatën e Lartë. Lajmin e bëri të ditur Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili publikoi listën me kandidatë.
Kandidatët vijnë 4 nga Gjykata e Posaçme, 3 nga gjykatat administrative, 3 nga gjykatat e apelit dhe 2 nga gjykata e shkallës së parë.
Kandidatët janë:
- Gentian Medja – gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
- Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Klodiana Veizi – gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
- Manjola Xhaxho – gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Sokol Ibi – gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
- Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Alma Hicka – gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë
- Enton Dhimitri – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër;
- Klodian Kurushi – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Margarita Buhali – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Vlorë;
- Sokol Ngresi – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë
Nga të gjithë kandidatët vetëm Sokol Ngresi dhe Alma Hiçka nuk e kanë kaluar ende procesin e vetingut.
Gjykata e lartë përbëhet nga 19 anëtarë nga të cilët 4 vijnë nga jashtë gjyqësorit ndërsa 15 nga gjyqësori. Deri më tani GJL përbëhet nga tre anëtarë nga jashtë gjyqësorit. Anëtarët e Gjykatës së Lartë përzgjidhen nga KLGJ dhe dekretohen nga Presidenti për një mandat 9 vjeçar.