12 gjyqtarë kandidojnë për në Gjykatën e Lartë

Nga Exit News
12 gjyqtarë kandidojnë për në Gjykatën e Lartë

12 gjyqtarë kanë kandiduar për 15 vende në Gjykatën e Lartë. Lajmin e bëri të ditur Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili publikoi listën me kandidatë.

Kandidatët vijnë 4  nga Gjykata e Posaçme, 3 nga gjykatat administrative, 3 nga gjykatat e apelit dhe 2 nga gjykata e shkallës së parë.

Kandidatët janë:

  1. Gentian Medja – gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
  2. Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  3. Klodiana Veizi – gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
  4. Manjola Xhaxho – gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë;
  5. Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  6. Sokol Ibi – gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.
  7. Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  8.  Alma Hicka – gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë
  9. Enton Dhimitri – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër;
  10. Klodian Kurushi – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
  11. Margarita Buhali – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Vlorë;
  12. Sokol Ngresi – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë

Nga të gjithë kandidatët vetëm Sokol Ngresi dhe Alma Hiçka nuk e kanë kaluar ende procesin e vetingut.

Gjykata e lartë përbëhet nga 19 anëtarë nga të cilët 4 vijnë nga jashtë gjyqësorit ndërsa 15 nga gjyqësori. Deri më tani GJL përbëhet nga tre anëtarë nga jashtë gjyqësorit. Anëtarët e Gjykatës së Lartë përzgjidhen nga KLGJ dhe dekretohen nga Presidenti për një mandat 9 vjeçar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>