Kosova anëtarësohet në FIFA

Kosova anëtarësohet në FIFA

Kosova u anëtarësua sot në FIFA, institucionin më të lartë ndërkombëtar të futbollit. Nga 209 shtete, tashmë anëtarë, që votuan, Kosova mori 141 vota pro, 66 kundër dhe 2 abstenim.

Dy shtetet që kundërshtuan publikisht anëtrësimin e Kosovës ishin Rusia dhe Serbia. Përfaqësuesit e Rusisë deklaruan ditë më parë votën e tyre kundër, duke thënë se Kosova po e përdor sportin për tu njohur si shtet në arenën ndërkombëtare. Ndërsa përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit u shprehën sot përpara votimit, kundër anëtarësimit të Kosovës. Sipas tyre, rregulli që thotë se një shtet që të anëtarësohet në FIFA duhet të jetë pjesë e Organizatës së Kombëve të Bashkuara duhet të respektohet patjetër.

Pavarësisht kundërshtimeve, pas votimit dhe anëtarësimit, Fadil Vokrri, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, falenderoi pjesëmarrësit për votimin. Anëtarësimi i Kosovës në FIFA vjen pak ditë pas anëtarësimit të saj dhe në UEFA. Tashmë, kombëtarja kosovare është pjestare me të drejta të plota në këto organizata dhe do të mund të marrë pjesë në shortetë për kampionatët europiane dhe botërore.

Përveç Kosovës, në FIFA sot u anëtarësua dhe kombëtarja e Gjibraltarit.
Kongresi i 66-të i FIFA-s i zhvilloi punimet në Meksiko City. Ai ishte kongresi i pari që u zhvillua nën drejtimin e presidentit të ri Gianni Infantino.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>