Partia Demokratike kërkon largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm

Partia Demokratike kërkoi sot largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm. PD e akuzon ministrin Tahiri si të lidhur ngushtë me bandat kriminale e me trafikantët e drogës, mes të cilëve Emiljano Shullazin, Klemend Balilin e vëllezërit Habilaj.

Enkeljed Alibeaj, kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Rendit, në një deklaratë për shtyp, tha:

“Projekti i madh i Tahirit ishte krijimi i një hambari të madh droge të pahasur më parë në vend. Nën drejtimin e tij mbarë territori u mboll me kanabis. Pas çdo kodre me drogë, 30 për qind e fitimeve janë të Tahirit.”

Zoti Alibeaj deklaroi gjithashtu, se ministri Tahiri ka mbrojtu bandat kriminale nga drejtësia, si në rastin e Klemend Bilalit, ish drejtorit të Transportit Rajonal të Sarandës, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Enkelejd Alibeaj tha se ministri i Brendshëm i ka pajisur këto kriminelë me pushtet e paprekshmëri.

Ndër të tjera, Zoti Alibeaj e akuzoi Zotin Tahiri se po pengon zbardhjen dhe kapjen e autorëve të disa vrasjeve në gjithë Shqipërinë.

“Janë disa vrasje pa autor sot, sepse autorët i njeh dhe i di Saimir Tairi, kanë mbrojtjen e tij. Sa kohë të jetë Ministër i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri, bandat janë në pushtet, droga lëviz ngado , krimet kanë licensë” shtoi në fund Zoti Alibeaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>