PD: Rama fsheh projektin e stadiumit të ri sepse ka shkelur ligjet për ta miratuar

“Edi Rama ka vendosur të thyejë ligjin, të heshtë e të mos bëjë transparencë për asnjë nga vendimet e ndërtimit të kullës dhe qendrës tregtare mbi stadium.”

Kjo ishte deklarata e deputetit e nënkryetarit të PD-së Edi Paloka, bërë sot në një konferencë për shtyp.

Zoti Paloka tha se Kryeministri Rama ka shkelur afatin ligjor për t’iu përgjigjur kërkesës së PD-së për informacion për projektin e stadiumit të ri në Tiranë.

Ai  shtoi se Kryeministri Rama refuzon të japë informacion pasi projekti është bërë në mënyrë klienteliste dhe miratimi i tij është bërë në shkelje të ligjit.

Dy javë më parë, deputeti Paloka ka kërkuar, me anë të një shkrese zyrtare, projektin e KKT-së, kontratën e partneritetit publik privat dhe të gjithë dokumentet dhe procedurat e ndjekura për miratimin e projektit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>