Prokuroria nisi sot hetimin për Elvis Rroshin, ish kryebashkiakun e Kavajës, i akuzuar për fallsifikim dokumentash.
Elvis Rroshi dyshohet se ka fallsifikuar dokumentat gjatë procesit të plotësimit të formularit të vetëdeklarimit, si dhe ka fshehur dënimin e tij nga gjykata italiane.
Elvis Rroshi dha dorëheqjen dje pasi sipas tij, vetëm dje e mësoi se ishte dënuar në Itali kur kishte qenë minoren.
Po dje, media publikoi dokumentet që vërtetonin se Elvis Rroshi ishte dënuar në Itali për veprën penale “përdhunim në grup.”