Kompania Geci kallëzohet penalisht për mosmirëmbajtjen e rrugës

Nga Exit News
Kompania Geci kallëzohet penalisht për mosmirëmbajtjen e rrugës

Kompania ‘Geci.shpk’ u kallëzua penalisht nga policia për shkak të mos mirëmbajtjes së rrugës Ura e Ulzës në Shkopet.

Kjo rrugë u bllokua nga bora ditën e dielë duke lënë qindra makina të bllokuara në mes të rrugës, për disa orë.

Kompania Geci fitoi tenderin me vlerë rreth 1,3 milionë euro, për 48 muaj, për mirëmbajtjen rutinë me performancë të rrugës “Fierzë-B.Curri , B.Curri – Cërrnicë , D/Sopot-Kam”.

Gjatë fundjavës të gjitha rrugët e vendit u bllokuan, por deri më tani vetëm kompania Geci po hetohet për mospërmbushje të detyrimeve kontraktore.

Qeveria kontraktoi 40 milionë euro tendera në dhjetor të 2020 për mirëmbajtjen e rrugëve të vendit.

Por pavarësisht miliona parave të shpenzuara, qeveria nuk kishte as borëpastruese dhe as rezerva kripe për parandalimin e ngricës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>