Përditësimi mbi gjendjen e epidemisë së koronavirusit në Toskana shënoi 16 të infektuar të rinj, të gjithë të ardhur nga jashtë.
13 prej tyre janë qytetarë të kthyer nga Shqipëria, raporton La Republica.
Nga fillimi i pandemisë në shkurt, Toskana ka regjistruar 10,375 persona të infektuar me Covid-19.
Kjo është hera e parë nga muaji mars që nuk ka të sëmurë në terapi intensive në repartet Covid në spitalet në Toskana. Por rajoni është i shqetësuar për të infektuarit që vijnë nga jashtë kufijve.
Guvernatori i Toskanës, Enrico Rossi ka kërkuar reagimin e qeverisë për të ndjrkur udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik të lartë.
Ata që mbërrijnë nga Shqipëria dhe vende të tjera jashtë zonës shengen, mund të ndalojnë në aeroporte të tjera të Italisë dhe të lëvizin në mënyrë autnome edhe drejt Toskanës.
Rossi është takuar me konsujt e Shqipërisë, Banglandeshit dhe Perusë, vendet nga vijnë pjesa më e madhe e të infektuarve në Toskana nga data 13 korrik.
Toskana e ka të detyrueshme periudhën dy javore të vetë karantinimit për ata që vijnë nga vende jashtë zonës shengen.