13 për qind e shqiptarëve kërkon të emigrojë në SHBA

13 për qind e shqiptarëve kërkon të emigrojë në SHBA

Pothuajse 13 përqind e popullisë së vendit ka aplikuar për llotarinë amerikane në vitin 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, rreth 367, 231 mijë shqiptarë kanë aplikuar ne llotarinë e kartës jeshile të Shteteve të Bashkuara, përmes 189,168 mijë aplikimeve (në një aplikim përfshihet e gjithë familja).

Në krahasim me vitin 2015, kanë aplikuar dy herë më shumë qytetarë shqiptarë për llotarinë amerikane që tregon se shqiptarët gjithnjë e më tepër duan të ikin nga vendi.

Gjithashtu, sipas Departamentit të Shtetit, Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve të llotarisë amerikane. 44, 806 mijë shqiptarë kanë fituar llotarinë amerikane, gjatë 12 vjeçarit të fundit.

50 mijë viza emigruese ofrohen çdo vit për vende të ndryshme. Por emigrantët e pranuar janë më pak se 50 mijë për një periudhë pesë vjeçare. Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin eemigrantëve të pranuar në SHBA pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.

Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>