13 viktima dhe 574 të infektuar nga Covid19 në Kosovë

Nga Exit News
13 viktima dhe 574 të infektuar nga Covid19 në Kosovë

Kosova raportoi trembëdhjetë vdekje të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,715. Moshat e viktimave ndryshojnë midis 45 dhe 89.

Ndërkohë, 574 raste të reja, nga 3 579 testime u raportuan të hënën, duke e cuar numrin në 77,827  raste që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa, ministria raportoi 394 të shëruar duke e cuar numrin në 65,060 njerëz në total qe prej fillimit të pandemisë. Në Kosovë ka edhe 11,058 raste aktive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>