
Dy aktivistët Eljan Tanini e Andi Tepelena tentuan të ndalin konferencën për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë, që po zhvillohej sot mes përfaqësuesve grekë e shqiptarë.
Aktivistët hynë në sallë duke mbajtur pankarta në dorë e duke kërkuar ndalimin e ndërtimit të digave dhe shkatërrimin e parkut të Vjosës.
Ata u nxorrën jashtë nga organizatorët e konferencës.
Në konferencë kishte përfaqësues të qeverisë greke dhe asaj shqiptare.