Çfarë dijmë deri tani për koalicionin opozitar?

Nga Exit News
Çfarë dijmë deri tani për koalicionin opozitar?

Ditën e sotme, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, u zyrtarizuan edhe marrëveshjet e koalicionit të partive të vogla të opozitës me PD.

PR ishte e para nga partitë e vogla, e cila firmosi marrëveshjen për të qënë pjesë e koalicionit të PD-së.

“Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ raportet politike të çdo partie politike,”- tha kryetari Fatmir Mediu.

Marrëveshje të ngjashme u nënshkruan të mërkurën edhe me LZHK  e Dashamir Shehut,  PAA e Agron Dukws, PBDNJ e Vangjel Dules, FRD e Bamir Topit dhe PDIU e Shpëtim Idrizit.

Nuk është aleancë kundër PS, por kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë çdo pushtet që të jetë një sulltan”, u shpreh ky i fundit në një deklaratë për median.

Nga ana tjetër, PD dhe LSI mendohet se do të garojnë secila me listën e vetë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Vlorë.

Por, ato do të garojnë me një listë në qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës, ku kanë një numër më të vogël votuesish.

Marrëveshja, e siguruar nga “BalkanWeb, zbulon emrin e koalicionit,  “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”; shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN” dhe siglën e koalicionit.

Marrëveshja saktëson se  partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama,” – shkruhet në këtë marrëveshje.

Partitë aleate autorizojnë Bashën të paraqesë pranë KQZ-së listat shumëemërore të kandidatëve për deputet.

Ende nuk dihen numrat e deputetëve dhe vendi i tyre në listën shumëemërore. Sipas marrëveshjes së parë, do të ketë marrëveshje të tjera mes partive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>