Corriera della Sera: Në Shqipëri prodhohen e trafikohen miliarda euro marjuanë çdo vit

Corriera della Sera: Në Shqipëri prodhohen e trafikohen miliarda euro marjuanë çdo vit

Gjatë dy viteve të fundit, plantacionet e drogës janë dyfishuar. Është një biznes kriminal i administruar me kritere menaxheriale i cili ka arritur xhiro prej miliarda eurosh. Tashmë prodhohen mijëra tonelatave në vit, ndërkohë që bazat logjistike janë zhvendosura në zona më të vështira për t’u arritur me qëllim për të fshehur mekanizmat e një ingranazhi, i cili ushqen trafikun botëror të drogës. Ky është skenari para të cilit gjendet, sot, Puglia. Të paktën sipas hetimetve te Guardia di Finanza-s, e cila në sajë të një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe një sërë misionesh të drejtuara nga lart, ka arritur të dokumentojë në vitin 2015 praninë e 1 200 plantacioneve marijuanë në territorin shqiptar. Nëse në dy vjeçarin 2013-2014 kryeqyteti ndërkombëtar i kanabisit ishte Lazarati, tani gjërat kanë ndryshuar: klanet e kanë zhvendosur lëndën e parë dhe bazat logjistike në zonën e Shkodrës, e cila është vështirë për t’u kontrolluar.

Tre vitet e fundit

Lufta kundër narkotrafikut në Ballkan kalon në mënyrë të pashmangshme nga Puglia, derë hyrëse për tregun e madh europian, udhëkryq strategjik për organizatat që përfitojnë makina me lekë, përmes një biznesi që nuk njeh rënie, përkundrazi, vjen duke u shqyer me instrumenta gjithmonë e më shumë novatorë dhe të sofistikuar.

Për këtë arsye operacioni i Guardia di Finanza është vendimtar për përpjekjet në zbatimin e ligjit, për aq sa lejon të gjurmohet një kuadër i saktë i situatës në pjesën tjetër të Adriatikut: në vitin 2015 u zbuluan 243 mijë bimë kanabis gjatë opercioneve në të cilat u eksplorua rreth 16 për qind e territorit shqiptar. Këto shifra janë më të larta së një vit më parë, kur u zbuluan 815 plantazione dhe 165 mijë rrënjë cannabis. Në vitin 2013, u zbuluan 305 plantacione dhe 81 300 rrënjë kanabis në përfundim të një eksplorimi të 12,5 për qind të territorit të Shqipërisë.

Bazat e reja

Më parë, bastioni i fortë i narkotrafikantëve ishte Lazarati, një qytezë e vogël në zonën e Gjirokastrës me popullsi pak më shumë se tre mijë banorë, deri pak kohë më parë e paarritshme, ku prodhohej marijuanë e destinuar për tregun europian. Situata tani ka ndryshuar, policia shqiptare u dha goditje të forta organizatave që drejtonin këtë biznes duke i detyruar të zhvendosen: reflektorët tani janë në drejtim të Shkodrës dhe rrethinave të saj, ku bandat kanë transferuar bazat e tyre për të shmangur kontrollet e policisë.

Sherifët nga qielli

Hetuesit janë përqëndruar në kontrollet nga ajri. Misionet në Shqipëri të Guardia di Finanza-s kanë filluar në vitin 2012, falë një marrëveshje të përbashkët me Shqipërinë për neutralizimin e krimit të organizuar. Kontrollet bëhen me aeroplanë P166DP1 të pajisur me sensorvë të veçantë që hetojnë mjedisin me anë të perceptimit të ndryshimeve të nxehtësisë që lëshojnë objektet dhe fotografikimin e tyre me rezolucion të lartë.

Kështu, ushtarakët kthehen në sherifë të vërtet të qiellit: aeroplanët kanë një sërë kamerash përmes të cilave kryhet fotozbulimi me aparatura prej 80 megapixel. Materiali përpunohet nga një skuadër ekspertësh në Universitetin e Napolit: rezultati është një hartë e detajuar e situatës në territor.

Hetimet

Përmes leximit të të dhënave të hetuesve mund të hidhet dritë edhe mbi strategjitë e reja të bandave, të cialt për momentin janë të përqëndruara në vendosjne në zona të reja të plantacioneve. Prodhimi është rritur dhe ka kaluar mbi një mijë tonelata në vit. Trafiku kalon përmes rrugës së Adriatikut: marijuana transportohet në tregun europian me gomone dhe motoskafe, që janë në gjendje të kalojnë kanalin e Otrantos në pak orë. Gjatë kohëve të fundit sekuestrimet nga ana e policisë janë bërë përherë e më të shpeshta, falë kontributit të bërthamës së kufirit detar të Guardia di Finanza e zhvendosur në anën tjetër të Adriatikut.

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve

Situata monitorohet me shumë kujdes në të gjithë Evropën, por jo vetëm. Skenarët e rinj të narkotrafikut analizohen nga SHBA-të. Në një raport vjetor të Departamentit të Shtetit, Shqipëria përcaktohet si vend “burim prodhimi i marijuanës dhe vend tranzit për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregut europian”. Në dosje theksohet se autoritete shqiptare kanë zbatuar disa sekuestrime falë bashkëpunimit me italianët. Pikërisht përmes këtij fronti të përbashkët hetimi, vetëm në vitin 2015 janë sekuestruar pak a shumë shtatë tonelatë marijuanë, 690 mijë bimë janë shkatërruar dhe 44 hektarë (të barabartë me rreth 62 fusha futbolli) u sekuestruan, sikurse edhe 55,3 kilogramë heroinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>